Emigracionin

ENP LAW BOUTIQUE

 

An air of exclusivity

 

Jeto lirisht dhe në mënyrë të ligjshme në Greqi me Lejen e Qëndrimit!

Procedura për Lejen e Qëndrimit nuk ka qenë kurrë më e shpejtë!

Thuaji lamtumirë burokracisë!
Tashmë për ty rend këshilluesi yt ligjor personal!

Kemi zgjidhjen për Lejen e Qëndrimit!
Me ne bën një fillim të ri në Greqi! 

Që të kesh mundësinë:

  •  Të qëndrosh në mënyrë të ligjshme në Greqi.
  •  Të punosh në mënyrë të ligjshme në Greqi.
  •  Të sigurohesh.
  •  Të vizitosh atdheun tënd.
  • Të udhëtosh në Evropë.

A kam të drejtë unë për leje qëndrimi?
Për sa kohë?
Çfarë dokumentesh duhet të kem?

Ke pyetje? 

Na dërgo e-mail në adresën elenipnk@enplaw.gr

ose mesazh në viber/whatsapp +306974671276

 

Ligji për të Huajt & Emigracionin

LEJE QËNDRIMI – KATEGORITË

A) Leje qëndrimi për punë dhe arsye profesionale

  1. marrëdhënie pune të varur –ofrim shërbimesh ose pune
  2. punonjës me qëllim të veçantë
  3. aktivitet investues (Golden Visa)
  4. punonjës me kualifikim të lartë «Karta Blu»

B) Leje qëndrimi për arsye humanitare, të jashtëzakonshme dhe arsye të tjera

  1. arsye humanitare (viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, dëshmitarë kryesorë të veprave kriminale, viktima të dhunës në familje, punonjës të punësuar në kushte veçanërisht abuzive, persona që ndjekin program trajtimi vartësie psikike, prindër të fëmijëve të mitur vendas, persona madhorë të paaftë për t’u kujdesur për çështjet e tyre, të mitur që kanë nevojë për masa mbrojtëse dhe që jetojnë në institucione, të mitur kujdestaria e të cilëve u është besuar personave të tretë, viktima të aksidenteve në punë, të mitur që jetojnë në konvikte, persona që vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore
  2. arsye të jashtëzakonshme (neni 19 i Ligjit 4251/2014). Kusht i domosdoshëm për lëshimin e kësaj LEJEJE QËNDRIMI është që i huaji të disponojë dokumente nga të cilat të vërtetohen 7 VITE QËNDRIMI në Greqi, akoma edhe nëse ekziston një periudhë e shkurtër mungese të tij, ose të jetë prind i një fëmije të mitur vendas.
  3. arsye interesi publik
  4. persona financiarisht të pavarur
  5. fëmijë madhorë të anëtarëve të stafit diplomatik dhe administrativ e teknik të një misioni diplomatik, si dhe fëmijë të funksionarëve konsullorë dhe nëpunësve të veçantë konsullorë që shërbejnë në Greqi
  6. pjesëtarë të varur të familjes, paraardhës familjarë të shkallës së parë, të anëtarëve të stafit diplomatik dhe administrativ e teknik të një misioni diplomatik, si dhe të funksionarëve konsullorë dhe nëpunësve të veçantë konsullorë që shërbejnë në Greqi
  7. të punësuar si shërbyes privatë të anëtarëve të Misioneve Diplomatike
  8. studim apo njohje e jetës së vetmuar në Malin Athos.

C) Leje qëndrimi të përkohshëm

  1. punë sezonale (transferim)
  2. peshkatarë
  3. punësim në ekonominë agrare i shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm
  4. anëtarë të grupeve artistike
  5. shtetas së vendeve të treta që transferohen nga një biznes i vendosur në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian ose të Zonës Ekonomike Evropiane, me qëllim ofrimin e shërbimeve
  6. shtetas të vendeve të treta që transferohen nga një biznes i vendosur në një vend të tretë, me qëllim ofrimin e shërbimeve
  7. udhëheqësit e grupeve të organizuara të turizmit
  8. shtetas të vendeve të treta që janë studentë të arsimit të lartë, të cilët marrin pjesë në programet e praktikës

D) Leje qëndrimi për studime, punë vullnetare, hulumtime dhe trajnim profesional

  1. studime
  2. punë vullnetare
  3. hulumtime
  4. trajnim profesional

E) Leje qëndrimi për bashkim familjar

  1. anëtarët e familjes së shtetasit të një vendi të tretë
  2. anëtarët e familjes së një shtetasi Grek apo homogjen
  3. leje qëndrimi e pavarur për një anëtar familjeje të shtetasit të një vendi të tretë apo të shtetasit homogjen
  4. e drejtë personale e qëndrimit për anëtarët e familjes së një shtetasi grek
  5. anëtarët e familjes së një Shtetasi të Bashkimit Evropian

F) Leje e qëndrimit afatgjatë

  1. leje qëndrimi e rezidentit afatgjatë (5 VJET)
  2. leje qëndrimi e gjeneratës së dytë (5 VJET)
  3. leje qëndrimi dhjetëvjeçare (10 VJET)

G) Leje qëndrimi për shtetas të Bashkimit Evropian, shtetas homogjenë nga Shqipëria, Turqia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik

 

 

Εγγραφείτε με το email σας για ενημερωτικά δελτία