Përfaqësim

ENP LAW BOUTIQUE

 

An air of exclusivity

 

 

Përgatitje, Këshilla Juridike, Përfaqësim

Marrja e shtetësisë greke përbën padyshim momentin më të rëndësishëm të transaksionit të një emigranti me administratën greke. Për këtë arsye, ajo karakterizohet nga një ndërlikueshmëri e madhe dhe vështirësi në përpunim. Sipas kornizës aktuale legjislative, shtetësia greke mund të merret ose nëpërmjet natyralizimit (i huaj alogjen ose homogjen dhe refugjat i njohur), ose për arsye studimesh (gjashtë vjet arsim të mesëm ose nëntë vjet arsim fillor dhe të mesëm) e së fundi, për arsye lindjeje në Greqi dhe studimit në shkollë greke.

  1. Zyra jonë ndërmerr:
  2. Informimin tuaj përsa i përket mundësisë së marrjes së shtetësisë greke dhe kategorinë në të cilën përfshihet kërkesa juaj. Në veçanti, kategoritë e parashikuara janë si më poshtë vijon:
    • natyralizimi i të huajve alogjenë dhe homogjenë
    • natyralizimi i homogjenëve që banojnë jashtë shtetit, nëpërmjet Konsullatës Greke.
    • marrja e shtetësisë greke nga ana e një fëmije për arsye të lindjes në Greqi dhe studimit në shkollë greke ose për arsye të studimit në shkollë greke.
  3. Përgatitjen e dosjes suaj (komunikimi me autoritetin kompetent për deklarimin e natyralizimit tuaj, sigurimi i certifikatës së studimeve, plotësimi i kërkesës përkatëse për marrjen e shtetësisë greke).
  4. Përgatitjen tuaj për provimin e natyralizimit përballë Komisionit kompetent të Natyralizimit.
  5. Monitorimin e ecurisë së kërkesës suaj.
  6. Përmbarimin e veprimeve të nevojshme për lëshimin e kartës kombëtare të identitetit, pas përfundimit pozitiv të kërkesës suaj.

 

Εγγραφείτε με το email σας για ενημερωτικά δελτία